Hamza: Për çdo fazë të transformimit të FSK-së do të ketë buxhet shtesë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 14:22 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza në seancën e sotme plenare ku po diskutohej për buxhetin ka folur edhe për buxhetin për FSK-në.

Ai tha se do qëndrojnë mbrapa zotimit të tyre që për çdo fazë të transformimit të FSK-së, të ketë buxhet shtesë, raporton Ekonomia Online.

“100% kërkesa e kësaj organizate buxhetore është përmbushur dhe kemi dhënë zotimin që çdo fazë që do ketë buxhet shtesë ne do i qëndrojmë prapa kësaj çështje”, tha ai.

Hamza rritjen e buxhetit të këtij viti në shëndetësi dhe arsim e cilësoi si rritje të mirë, mirëpo jo të mjaftueshme.

“Çka është premtuar në fushatë unë nuk di çfarë kanë premtuar partitë, as lapsi nuk e rrok, e as logjika, e as matematika. Nuk ka mundësi me ju shpjeguar zvogëlimin e vendeve të punës kur ka rritje ekonomike kur ka regjistrim të ndërmarrjeve të reja në raport me periudhën e njëjtë ”, tha ministri i Financave, Bedri Hamza.

Kuvendi ka ndërprerë punimet për t’iu kthyer punës  në ora 15:30.

Të ngjashme