Hamza për Vetëvendosjen: Ata jo që e çkapin, por e plasin shtetin

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK, Bedri Hamza, është shprehur se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket asaj që deklarojnë për çkapje të shtetit është e gabuar.

“Ata që neve na akuzojnë për kapje të shtetit, ata e plasin shtetin jo që e kapin. Kjo është dëshmuar. Shiko çfarë kanë bërë me rastin e shkarkimit jashtë procedurave dhe emërimin në borde, që do të ketë kosto shtesë. Jo që e çkapin, por e plasin shtetin”, është shprehur Hamza, njofton Klan Kosova.

Ai në Rubikon ka thënë se PDK është subjekt i dëshmuar sa i përket zhvillimit ekonomik të shtetit.

“Edhe në i kemi gabimet tona, për të cilat kërkojmë falje. Por kur kemi folur për autostrada të tjerët kanë thënë se janë nëpër letra, kur kemi premtuar rritje të pagave kanë thënë se kampanjë elektorale”.

Hamza ka theksuar se me PDK-në në pushtet do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

“Duhet të ndodhë dhe garantojmë se do të bëhet rritja e pagave në sektorin publik”.

Të ngjashme