Hamza: Po trafikohet buxheti, u mashtruam për votim

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 18:16 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, tha se buxheti për vitin 2020 po trafikohet, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vendit i duhet bashkëpunimi pozitë-opozitë, ngase janë ftuar në takim me kryetaren e Kuvendit, e nuk janë pritur për votim të mocionit.

“Kjo është minimumi i korrektësisë qe mundet me pas dikush. Kishin mujt sot mem vra mem pre po unë edukatën time nuk kisha mujt me ja bë dikujt këta. Jemi ftuar si Shefa të Grupeve në zyrën e kryetares së Kuvendit”.

“Ne si parti opozitare kemi mujt me dal prej sallës edhe me than ose tërhiqe ose qite votim si keni pas numrat. Ky është trafikim i buxhetit. Këtij vendi i duhet bashkëpunimi pozitë-opozitë”, tha Hamza.

Të ngjashme