Hamza: Programi i Qeverisë në mënyrën dëshirore e në formë eseje

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PDK-së, Bedri Hamza tha se programi i Qeverisë është i shkruar në mënyrën dëshirore dhe në formë eseje, raporton Ekonomi Online.

Sipas tij, asnjë shpenzim i Qeverisë nuk është planifikuar si duhet.

“Është një program i shkruar në mënyrën dëshirore dhe në formë të esesë. Ne nuk kemi problem me premtimet por problemi qëndron në faktin se nuk do t’i përmbushni sepse nuk keni plan dhe para. Ka diskrepancë mes programit Qeverisës dhe kornizës afat mesme të shpenzimeve”.

“Ju premtoni ndihmë direkte që kanë humbë familjarët nga pandemia Covid-19, po ashtu pagën minimale 250 euro ka kosto shtesë dhe nuk i ke i të planifikuara”.

Të ngjashme