Hamza: Qeveria Hoti është e dobët, votimi i Ligjit nuk lidhet me zhvillimet politike

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 14:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza tha se Qeveria Hoti është qeveri e dobët dhe se kjo dëshmohet edhe me mungesën e numrave në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Ai u deklaruar për medi pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ligj që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

“Unë po e them se është qeveri e dobët. Për që është e dobët e dëshmon edhe fuqia politike në kuvend. Me i pas numrat nuk kish pas nevojë me u vonuar kaq shumë, por që po shihet se si kanë numrat me kaluar as ligjet që kërkojnë shumicën e thjeshtë e lërë me marrëveshjet financiare e marrëveshjet ndërkombëtare”.

Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji nuk lidhet me asnjë zhvillim politik që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.

“Ne kemi qenë kontruktiv prej fillimi, ne kemi votuar edhe vendimin për zgjatje të ndarjeve buxhetore edhe në Qeverinë Kurti. I kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe rishikimin e buxhetit”.

“Nuk është e mjaftueshme veç me kritiku prej opozitës. Një opozitë që vetëm kritikon e s’ka alternative unë besoj që s’është në nivelin e duhur. Ne kemi ofruar alternative”.

“Votimi i këtij projektligji nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim politik që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe nuk ndërlidhet me asnjë iniciativë ligjore që është në procedurë”.

Të ngjashme