Hamza sërish thirrje Qeverisë: Zbatojeni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën plenare ku po diskutohet për situatën ekonomike në vend, Bedri Hamza nga PDK-ja tha se është shqetësuese që në programin qeveritar nuk ka asnjë pikë për rimëkëmbje ekonomike pas situatës pandemike, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka kërkuar nga Qeveria që të fillojë me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“PDK ka ftuar këtë debat duke për mos veprimin e qeverisë për ta ndihmuar rimëkëmbjen e Kosovës. Vaksinim i popullatës është prioritet i lartë edhe për rimëkëmbjen e vendit”.

“Se gjendja është e rëndë tregojnë shumë indikator kemi numër të madh të bizneseve që kanë falimentuar. Në programin qeveritar nuk parashihet asnjë masë se si do të bëhet rimëkëmbja e vendit pas pandemisë. Tregoni bizneseve se a do t’i ngritni tatimet ekzistuese”.

“PDK edhe në opozitë do t’i dal në ndihmë bizneseve dhe hapin e parë që është Ligji për TVSh-në, që obligimet e tyre bizneset mos t’i paguajnë me rastin e importimit të mallit”, tha Hamza.

Të ngjashme