Hapen më kohë të gjitha qendrat e votimit në Pejë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Qendra më madhe “ Shaban Spahiu” në Pejë është hapur me kohë për votim.

Këtë e bëri të ditur Armend Gjikolli, menaxher i kësaj qendre, duke shtuar se i gjithë materiali ka arritur me kohë në këtë qendër të votimit.

“Qendra e votimit “Shaban Spahiu” ka filluar në ora 7 në kohën e caktuar. Gjithçka ka qenë në rregull”, tha ai.

Xhevat Ibra nga Policia në Pejë po ashtu ka thënë se deri tani në këtë komunë nuk ka pasë asnjë incident.

Të gjitha qendrat tjera po ashtu janë hapur me kohë në këtë qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme