Hapen qendrat e votimit në Prishtinë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 07:07 | Nga Jehona Zhuniqi

Janë hapur qendrat e votimit në Prishtinë.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka votuar në Fakultetin Teknik, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme