Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej 7 qendra me 23 vendvotime, ndërsa 17 mijë e 568 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve parlamentare është se po mbahen për herë të parë pa praninë e OSBE-së, ndërsa qytetarët në veri mund të votojnë vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 43 mijë e 199 qytetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme