Hapet me kohë vendvotimi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, të drejtë vote kanë 8015 qytetarë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 07:48 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mëngjesin e sotëm të orës 07:00, qytetarë të shumët kanë dalë për ta hedhur votën e tyre në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Menaxherja e kësaj qendre, Gjylije Balaj, tha se numri i votuesve në këtë qendër është 8105.

“Në qendrën 90 03 janë hapur të gjitha vend votimet në këtë qendër janë 9 vendvotime 8 të rregullta dhe një me kusht dhe në qendrën tonë do të votojnë 8015. Janë bërë të gjitha përgatitjet qysh dje ka mbërritur materiali i ndjeshëm dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë”.

Ilaz Ismaili, tha se pas këtyre zgjedhjeve ai pret përmirësime dhe që Kosova të jetë një model evropian, raporton EO.

“Mas këtyre zgjedhjeve duhet me u bë një ndërrim ato ndërrime nuk janë bërë, por të njëjtit njerëz i kanë bo kandidat, shpresoj që të bëhet një ndërrim dhe të vijnë të rinjtë dhe kush është më i miri të udhëheqë shtetin qysh është edhe në Bashkësi Evropiane dhe gjithë bota të na merr lakmi”.

Mehdi Jashari tha se tani më populli është këndellur dhe ka përmirësime graduale.

“Në orën 7 kam ardhur me dëshirë me votuar dhe pres gjendje të përmirësueshme gradualisht. Unë si individë e shoh në tunell në vrimë të dritës, tash fillon procesi në mënyrë dinjitoze dhe e shoh që popullata është këndellë”.

Të ngjashme