Hapet zyrtarisht fushata për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 19:19 | Nga

Gjashtë kandidatët për kryetarë të Komunës së Drenasit, sot edhe zyrtarisht, kanë nisur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë. Jozyrtarisht fushata zgjedhore në Drenas ka nisur shumë më herët, ku kandidatët kanë mbajtur takime me qytetarë nëpër oda dhe lokacione të ndryshme të kësaj komune.

Në garë për kryetar të Drenasit janë gjashtë kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (Nisma), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe Xhavit Drenori (kandidat i pavarur).

Ndërsa, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani edhe pse janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kandidat të pavarur për kryetar të Drenasit ata kanë deklaruar se nuk do të garojnë.

Fushata parazgjedhore do të zgjasë pesë ditë, kurse votimi për kryetar të Drenasit do të mbahet më 4 dhjetor.

Të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë 52 569 qytetarë.

Komunës së Drenasit iu imponuan zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut, të cilin gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi për krime lufte, kurse vendimi u bë i plotfuqishëm.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-ramiz-lladrovci-jete-kryetari-mire-drenasit/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/ldk-hap-fushaten-ne-drenas-moton-tash-fjalen-e-ke-ti/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/nisma-hap-fushaten-zgjedhore-per-te-parin-e-drenasit/

Të ngjashme