Haradinaj: AAK-ja do të votojë kundër Gjykatës Speciale e Asociacionit

Gjakovë | 04 Jan 2018 | 14:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh lideri i AAK-së, ka paralajmëruar se se partia që ai drejton do të votojë kundër Gjykatës Speciale dhe Asociacionit të Komunave Serbe.

Haradinaj i bëri komentet gjatë një vizite sot në komunën e Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

“Aleanca ka pasur dhe ka votë kundër Gjykatës Speciale, ka votë kundër për Bashkësinë e Komunave Serbe në versionin e rrëzuar nga Gjykata. Kam qenë kundër si opozitë jam kundër edhe në qeverisje, sepse unë s’kam ardhur për përshtatje dhe nuk i përshtatem askujt”.

“Nuk ka me mund me m’i ba dikush politikat pos atyre që iu besoj për këtë vend”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se nëse vazhdimisht “përshtaten” ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve, Kosova do të përfundojë vetëm si monedhë kusuritëse. “Dhe kurrë s’kemi me mbërri me qenë vend i pavarur, sovran për të marrë vendime”.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people

Të ngjashme