Haradinaj: AAK-ja është e përgatitur si asnjëherë më parë për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e AAK-së dega Prishtinë, Brahim Mehmetaj.

Haradinaj pas takimit me zotin Mehmetaj ka thënë se AAK-ja do të jetë më e përgatitur se asnjëherë më parë për zgjedhjet komunale në vjeshtë.

“Gjatë qeverisjes sonë kemi bërë shumë për kryeqytetin, andaj faqebardhë do e kërkojmë besimin e tyre” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedim me kryetarin e Aleancës në Prishtinë, z. Brahim Mehmetaj.

AAK do të jetë më e përgatitur se asnjëherë më parë për zgjedhjet komunale në vjeshtë.

Gjatë qeverisjes sonë kemi bërë shumë për kryeqytetin, andaj faqebardhë do e kërkojmë besimin e tyre.

Të ngjashme