Haradinaj: AAK-ja ka rritje në çdo komunë

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është duke përjetuar rritje në çdo komunë të Kosovës.

Nga Deçani, kandidati për president, u ka dhënë një përgjigje atyre që “po thonë se Aleanca s’i ka punët mirë me votë”.

“Po ja nisi nga Obiliqi. Kryetari ynë Xhafer Gashi me punë ka bërë që AAK-ja të prijë, ndërsa prej numrit një deri në të dytin janë tri pozita të thata, se si prin AAK-ja në Obiliq. Te Bali Muharremaj në Suharekë, populli e ka pa punën e tij. Në Rahovec kemi Smajl Latifin gjithë ditën në punë. Për Deçan mos të flasim. Juniku i vogël, i vogël por na e mban krahun. S’jemi keq as në Istog e Pejë. Kemi ndryshime në Skenderaj e Drenicë. Në krejt komunat e Kosovës ka rritje. Krejt këta që po kujtojnë se po e rrëzojnë Aleancën, duke dërguar lajme po harrojnë kush jemi, na kanë përzier me dikë tjetër”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme