AAK propozon vazhdimin e subvencionimit të pagave dhe qirave deri në fund të vitit

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i është drejtuar me një thirrje publike Qeverisë së Kosovës, për të ndërhyrë në aspektet fiskale dhe financiare që pandemia të shkaktojë dëme sa më të vogla në ekonominë e Kosovës.

Haradinaj ka propozuar në emër të AAK-së që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij vit, në muajin dhjetor. Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria lehtësira fiskale dhe linjë të veçantë të subvencioneve për rreth 7,000 biznese të gastronomisë.

Ai ka kërkuar edhe ndihmë financiare për përkrahje direkte për masa mbrojtëse nga pandemia në këtë sektor.

Postimi i plotw i tij:

Thirrje Qeverisë:

Shpëtojmë vende pune duke i përkrahur me lehtësira fiskale, siç është norma e diferencuar e TVSH-së, linjë të veçantë të subvencioneve për 7000 biznese të gastronomisë dhe subvencionim të punësimit në këtë sektor. Gjithashtu e parandalojmë përhapjen e pandemisë nese ju japim përkrahje direkte financiare për implementim të masave mbrojtëse. Grupi jone parlamentar, në kuadër të subvencionimeve për këtë sektor, propozon vazhdimin e subvencionimit të qirave dhe pagave deri në Dhjetor të këtij viti.

Të ngjashme