Haradinaj: AAK-së i janë bashkuar 50 anëtarë të rinj

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina të cilët u antarësuan në AAK.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese.

“Janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese. Mirëseardhje mbi 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina në Aleancë, të cilët i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjës së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore. Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme