Haradinaj: Akoma s’janë vendosur gurët në kufirin me Malin e Zi, të formohet Komisioni

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë që të formojë sa më parë Komisionin për shënjimin e kufirit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se akoma nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë-Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I porpozoj Qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja. Së pari Qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi. Komisioni duhet të krijohet. Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatuar të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.

Lexo më shumë:

Të ngjashme