Haradinaj: Aleanca ishte dhe do të jetë gjithmonë afër qytetarëve

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte është nderuar me mikpritjen e Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm.

Haradinaj ka njoftuar se kanë bashkëbiseduar për hallet e përbashkëta dhe ka shpalosur planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim.

“U garantova se Aleanca gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të këtij vendi me të gjithë kapacitetin dhe energjinë e saj!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

I nderuar sonte me mikpritjen e z. Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm. Bashkëbiseduam për hallet e përbashkëta dhe shpalosa planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim. U garantova se Aleanca gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të këtij vendi me të gjithë kapacitetin dhe energjinë e saj!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme