Haradinaj ankohet për gjendjen e rrugëve: Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se reshjet e borës e kanë vështirësuar trafikun rrugor në të gjithë Kosovën.

Sipas tij, bora qeverinë e ka zënë në befasi.

Reagimi i tij i plotë:

Reshjet e borës sot e vëshirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj.

Janë po të njejtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeqare në një vjeqare.

Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!

Të ngjashme