Haradinaj arsyeton Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 23:39 | Nga Emine Shehu

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikat e rendit të seancës e cila ka nisur sot në orën 11.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka arsyetuar projektligjin për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe të plotësuar, raporton Ekonomia Online.

“Sot kom duru dhe kam qene dëgjues i mirë.Ky projektligj është miratu nga qeveria e Kosovës bazu në agjendën e reformave evropiane ERA. Në ketë drejtim kemi miratu konceptin e dokumentin, duke pas parasysh këtë kemi formu komisionin ku kemi qenë në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e BE-se shoqëri civile. Miratimi i këtij ligji nënkupton kontroll më të fortë të subjekteve politike. Në këtë drejtim komsioni i Venedikut ka ofru rekomandimet e veta. Projektligji është në përputhje me legjislacionin e Kosovës.”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme