Haradinaj: Ata që e kritikuan platformën e kanë hallin kush do të jetë në delegacion

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Platforma nuk është kundërshtuar sa i përket përmbajtjes, mirëpo lidhur me atë se kush do të jetë pjesë e delegacionit për dialogun final me Serbinë.

Kështu bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën e mbajtur pas takimit të Këshillit Ministror.

Haradinaj tha se shpreson që kjo të mos e pengojë Kosovën në këtë proces, raporton Ekonomia Online.

“S’ka të bëjë me platformë, ka të bëjë me delegacion kush i prin kush është në të. Krejt e kanë hallin kush është kush në delegacion. Është më mirë me kuptu që janë momente strategjike, s’ka lidhje fort qysh e ka emrin ky apo ai. Bindja ime është që duhet me qenë një ekip politik ku janë presidenti, kryeparlamentari.

Sipas Haradinajt, ata që e kanë krituar platformën nuk e kanë pasur hallin te përmbajtja.

“Sido që të shkojnë këto dinamika, kjo është temë e Kosovës, unë mendoj që ata që e kanë kritiku platformën nuk e kanë pas hallin te përmbajtja”.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përsëritur edhe një herë kërkesën për institucionet që të plotësojnë obligimet e dala nga Agjenda Evropiane, raporton EO.

Ajo tha se shpresojnë që deri në fund të shtatorit të përfundohet implementimi i agjendës.

“Është shumë me rëndësi që procesi ERA të vazhdojë dhe të kemi rezultate konkrete. Sot në takim kemi ritheksuar se është me rëndësi që nga ERA të përfundojë implementimi i plotë i agjendës së reformave deri në fund të shtatorit”.

“Kemi racionalizimin e agjencioneve dhe presim që këto të fillojnë në muajin qershor-korrik dhe të përfundojë në muajin shtator. Kemi miratimin e kodit të procedurës penale dhe informatorët do të jenë nesër në mbledhje të Qeverisë. Kemi ligjin për arsimin e lartë dhe presim që të miratohet në qeverinë e Kosovës e më pas të kalojë në Kuvend”.

 

Të ngjashme