Haradinaj: Atyre që e përgjakën Kosovën iu del në ballë vetëm kandidati i AAK-së për president

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili edhe kësaj radhe synon postin e deputetit, shpreh bindjen se Referendumi i 14 shkurtit do të jetë sondazhi më i mirë për të gjithë!

“Sonte isha në Lybeniqin e sakrificës së madhe, ku salla ishte e vogël për t’i pritur burrat e këtij fshati” shkruan përmes nja postimi në Facebook, Haradinaj.

Si gjithmonë, edhe sot, sic thekson Daut Haradinaj, ata ishin të bindur se atyre që e përgjakën Lybeniqin dhe Kosovën mund t’iu dalë në ballë vetëm kandidati ynë për President, udhëheqësi i tyre në luftë dhe në paqe.

“Forca e Kosovës i ka themelet në sakrificën tonë dhe është garanci për një shtet të fortë. Peja frymon AAK! #ForcaeKosovës135” ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme