Haradinaj: Bajram Rexhepi do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri ne detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 2-vjetorin e vdekjes ish-Kryeministrin Bajram Rexhepi.

“Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme