Haradinaj: BE-ja vitin tjetër të heq vizat, Serbia një mini-Rusi në Ballkan

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 11:54 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit, ka mbajtur konferencën përmbyllëse për medie gjithashtu edhe ka organizuar koktej rasti për përfaqësuesit e medieve, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit, me këtë rast tha se për vitin 2019 prioritet i qeverisë do mbetet përkushtimi në ekonomi.

Haradinaj tha se shpreson që BE-ja vitin e ardhshëm të jap dritën jeshile për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sepse në këtë mënyrë po vështirësohet integrimi i rajonit.

“Kur Kosovës nuk i jepet liberalizimi i bëhet me i vështirë integrimi i rajonit”, tha ai.

“Unë kam plot fjalë me thënë, por dua të rezervohem me disa e ndjej se në Kosovë e kemi më në fund mundësinë si pjesën më të madhe të kohës së qeverisjes me ia kushtuar ekonomisë së vendit”.

“Temat e infrastrukturës ligjore ka arrit një përparim të respektueshëm, infrastruktura e sigurisë ka arrit nivelin e duhur është në binar të vet, dialogu na mundëson që koha më e madhe e jonë energjia e vëmendja më e madhe me ia kushtuar ekonomisë”, tha Haradinaj.

Hardinaj, ka deklaruar që në rast se Serbia nuk i ndryshon politikat e saj ndaj Kosovës, taksa prej 100 për qind për produktet serbe, do të mbetet përgjithmonë.

Ai ka shtuar që në rast se Serbia dëshiron të punojë me logjikën evropiane dhe dëshiron të merret vesh me Kosovën për njohje reciproke, taksa do të hiqej sa më parë.

“Nuk kemi dilema se Kosova ndodhet para një agresioni të Serbisë në planin ndërkombëtar, masa 100% është ekonomike dhe në mbrojtje të sigurisë të Kosovës”.

“Janë 20 vjet dhe Serbia është ende një mini-Rusi në Ballkan. 900 milionë është buxheti i Serbisë për ushtrinë e një pjesë shkon në blerjen e armatimit në Moskë, ne me ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm ju kemi dhënë qindra e milionë me ble armatim në Moskë”.

“Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa do mbetet përgjithmonë e përjetësisht, nëse Serbia do me punuar në logjikën evropiane e me u marrë vesh me Kosovën për njohje reciproke ne do ta heqim taksën nesër menjëherë”.

“Taksa nuk është vetëm e imja do bëj konsulta me kolegët e mi, por dora ime nuk do ta heq në këto rrethana. Kemi mbërri në një dakordim të dialogut por ende nuk është në fazën finale”.

“Negocimi nuk bëhet në mes dy njerëzve sepse nuk mund dy njerëz të bëjnë negocim për të zhdukurit e luftës, ekonominë etj por bëhet nga delegacioni i vendit”.

“Unë presidentit Thaçi i kam kërkuar që delegacionit me ia dërguar çfarë dokumenti që ai posedon që ka bërë në bisedat e fundit”.

Haradinaj tha se institucionet e sigurisë e kanë në fokus vjedhjen që po bëhet në bankat e Kosovës e cila është bërë një dukuri e shpeshtë në Kosovë.

Haradinaj iu kundërpërgjigj edhe ish-kryeministrit Isa Mustafa për deklaratën e tij i cili tha se Qeveria me koncept dokumentin për lojëra e fatit do ta bëjë Kosovën “lavatriqe” të parave të pista nga droga e prostitucioni, nga fajdeja, tenderët dhe ekonomia informate.

“Kryeministri Mustafa ka qenë tri vjet në detyrë dhe në kohën e tij janë rrit, bastoret, bixhozit, kazinot. Jam i habitur pse frikësohet dikush t’i vëmë kontratë ligjore këtij biznesi. Nëse frikësohet dikush që do t’ia mbyllim ndonjërën prej tyre le të na tregon për cilën është fjala”.

“S’ka logjikë për një treg që është bërë kaotik dhe që Qeveria dëshiron t’i vë në rregull me e transformuar atë në pastrim parash. Ka dyshime të bazuara që në këtë treg kaotik ka pastrim parash, ka krim dhe rreziqe të tjera”.

Të ngjashme