Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 12:11 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, në sheshin “Nënë Terezë”, në Prishtinë, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në shoqërim të Haradinajt për homazhe ishin edhe zv. kryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i FSK-së, Rrustem Mustafa, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit Haradinaj.

Aty Filharmonia e Kosovës ka nderuar ushtarët me interpretimin e himnit të  Kosovës pranë Pllakës Memoriale në sheshin “Nënë Terezë”, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën në shërbim në Kosovë.

Të ngjashme