Haradinaj bën homazhe tek varri i Rugovës

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 10:33 | Nga

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është përulur në orët e para të ditës së sotme para varrit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Haradinaj shkruan se vepra e Rugovës do të jetë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.

Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova” shkruan Haradinaj në Facebook.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme