Haradinaj: Beqajn s’do ta shkarkoj pa u vërtetuar aktakuza, liberalizimi shumë shpejt

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 12:06 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në diskutimin “Fol hapur” të organizuar nga Lëvizja FOL, kryeministri Ramush Haradinaj u deklarua edhe për rastin Pronto, ku i akuzuar është edhe ministri i  Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj. Aktakuza ndaj tij dhe dhjetë personave të tjerë është ngritur më 6 prill nga Prokuroria Speciale për aferën “Pronto”.

Haradinaj tha se aktakuza për këtë rast është vetëm lajm medial, prandaj edhe nuk do ta shkarkoj, raporton Ekonomia Online.

“Nëse ka qenë ky vlerësimi, nuk është dashtë të emërohet ministër, incizimet kanë qenë më herët”, shtoi kryeministri.

Ai tha se Kosova nuk do të dështojë në çështjen e liberalizimit për shkak të korrupsionit dhe se kosovarët shpejt do të lëvizin pa viza.

“Demarkacioni është vlerësuar nyja për me çelë çështjen e liberalizimit. Çështja e luftës kundër korrupsionit është e rëndësishme. Këtë fazën e hershme, gjendja e rendit dhe ligjit vlerësohet serioze në qeveritë e BE-së”.

“Vlerësimi i BE-së për rendin dhe ligjin është bukur respekt. Hetohet një tendencë e një pune që rendi e ligji të ecin përpara, hetohet në buxhet, e ndiej një siguri që Kosova nuk dështon në marrjen e liberalizimit për luftën kundër korrupsionit. Kjo luftë do të vazhdojë, është proces që nuk do të ndalet”.

 

Të ngjashme