Haradinaj i bindur: PAN i ka numrat për Qeverinë

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 18:52 | Nga

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh i nominuar nga koalicioni PAN për postin e kryeministrit e ka konfirmuar se si koalicion i kanë numrat për ta bërë Qeverinë. Haradinaj ka thënë se në 10 ditshin e tretë të korrikut, Kosova do të bëhet me Qeveri.

Haradinaj ka thënë se është i interesuar qe ditën kur do të konstituohet Kuvendi, po atë ditë në një seancë të jashtëzakonshme do të votohet edhe Qeveria.

“Qeveria i ka votat për numrat. Koncepti qeverisës ekziston. Unë nuk jam i panjohur për temat qeverisëse. Bashkësia Ndërkombëtare është e interesuar mos me pas ngecje në vend. Ata nuk marrin anë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Dukagjinin.

Haradinaj ka thënë se si koalicion ende nuk kanë arritur tek ndarja e pushtetit.

“Kemi një dakordim partneriteti me Listën Serbe, por jo të nënshkruar. Nëse na bashkohet LDK, marrëveshja pëson ndryshim. Kemi dakordim të kuotave apo të përgjegjësive. Konkretizimi final bëhet pak para seancës.

I pyetur se a do të ketë pakënaqësi për ndarjen e posteve, ai ka thënë se kjo çështje do të kalohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme