Haradinaj bisedon me homologun turk, e falënderon për ndihmat për Coronavirusin

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se në vazhdën e telefonatave nga miqtë e Kosovës, ka biseduar edhe me homologun turk Mevlut Çavuşoglu.

“Shpreha falënderimin për ndihmat mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse që dërgoi Turqia për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë, si dhe për mbështetjen në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës”.

“Bisedova me z. Çavuşoğlu për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve të Kosovës, sidomos tani që do të jetë kryesuese e radhës pas Kosovës e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme