Haradinaj: Blakaj është hajn dhe joprofesionist, e ka vënë në pikëpyetje heqjen e vizave

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 15:40 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur sërish hajn prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, që po heton “veteranët e rrejshëm”.

Ai në një konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Blakaj e ka vënë në pikëpyetje heqjen e vizave për Kosovën, derisa dorëheqjen e tij e ka vlerësuar si thikë pas shpine ndaj punës që është bërë, raporton Ekonomia Online.

“Po tentohet të shfrytëzohet kjo gjendje, por kam fol për një person fizik. Kam të drejtë me dhënë mendimin tim për mënyrën se si e ka gjuajtur lëndën. VV që deri tash shajke policinë, po del po e mbron një prokuror. Ju siguroj që unë jam kundër që ai që nuk është veteran me qenë në lista, por ai është hajn, sepse atij njeriu krejt kushtet ia kemi dhënë për punë, s’ka pasur kërcënim. Është rren mashtrim ajo çka ka thënë. Me dite të tëra kanë njëjtë në zyrën time prokurorët. E ka gjuajtur fajin me spekulime, ky është hajn jo profesionist”.

“Përmes zhurmave publike, si Tomë Gashi, s’mund të bëhesh profesionist. Ky hajni na ka qit në pikëpyetje me marr liberalizimin e vizave. Është një thikë mas shpinës që ia ka bërë punës këtu”.

“Nuk ka prokuror serioz që komunikon lëndën me email.  Mënyra e kampanjës publike që ka ndodh tani është gabim, nuk u ndihmon gjykatave dhe nuk e lehtësim rrugën e Kosovës drejt liberalizimit të vizave. Lufta kundër Lumezit: ka të drejtë me pasë mendime kundër tij, por kjo rrugë nuk e ndihmon sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-thaci-se-ka-besimin-tim-qe-te-dialogoje-me-serbine-per-korrigjim-te-kufirit/

Të ngjashme