Haradinaj: Bujqve duhet me iu dalë krahë

Rahovec | 27 Maj 2017 | 21:34 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti e ka obligim t’i dalë në krah bujkut të Kosovës.

Bujqit e Rahovecit, bujqit e Kosovës nuk do të jenë vetë, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite në këtë komunë bujqësore.

“Do të rrimë afër njëri-tjetrit dhe kemi me punuar bashkë për të gjithat. Për politikat, legjislacionin dhe veprimet konkrete që duhet të merren në mënyrë që ta zhvillojmë bujqësinë, ta mbrojmë e promovojmë produktin vendor – bereqetin e Kosovës”, ka theksuar lideri i Aleancës.

“Qeveria e re nuk do t’i mbetet borxh bujqëve të Kosovës. E kemi për obligim me i dal në krah bujkut të Kosovës”, ka premtuar ai.

Sipas Haradinajt, po i vjen fundi kohës kur bujku i Kosovës jeton dhe punon në ankth.

“Bujqit do të ndjehen të sigurt”.

Të ngjashme