Haradinaj: Çdo sekondë kam qenë në dijeni për arrestimin e Gjuriqit, s’jap dorëheqje për Listën Serbe

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 13:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dje çdo sekondë ka qenë në dijeni për arrestimin i drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, raporton Ekonomia Online.

“Janë procedura standarde. MPJ e ka refuzuar hyrjen në Kosovë. N këtë rast, MPB-ja e ka zbatuar urdhrin. Kuptohet kryetari i Qeverisë e ka monitoruar gjendjen. Çdo sekondë kam qenë në dijeni për procesin”.

Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se nuk do të japë dorëheqje pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria. Haradinaj shpreson që Lista Serbe të reflektojë, pasi që shkëputja e bashkëpunimit, sipas tij, nuk është zgjidhje.

“Parlamenti është i përbërë nga shumë grupe parlamentare siç është edhe Lista Serbe partner”.

“Dorëheqje s’e kam në plan me dhanë. Ata që shkojnë hyjnë e dalin është punë e tyre”.

“S’jemi në rend tëzgjedhjevr. Kam marrë përshëndetje edhe dje edhe sot nga shumë deputetë nga shumë grupe parlamentare. Nuk ka rend zgjedhjeje as rënie të qeverisë, por kjo nuk na bënë as të lumtur as të zhgënjyer. Sa i përket Listës Serbe shkëputja nuk është zgjidhje”.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile. Kreu i ekzekutivit shtoi se arrestimi i Marko Gjuriqit ishte zbatim i ligjit, por jo vendim i këndshëm.

“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë kundër qytetarëve serbë, por as kundër Listës Serbe. Ishte një procedurë standarde. Veprimi i djeshëm nuk ishte i këndshëm, por ishte në përgjegjësi të zbatimit të ligjit”.

Lista Serbe ka njoftuar se do të largohet nga Qeveria e Kosovës dhe do të fillojë të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, në fillim të muajit të ardhshëm, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Siç tha ai, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tashmë është informuar për këtë, me të cilën përfaqësuesit e Listës Serbe kishin një takim në Beograd.

 

Të ngjashme