Haradinaj: Çelësi i suksesit për zgjidhjen e situatës politike është zgjedhje e presidentit

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 13:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj në konferencën për medie ka thënë se AAK-ja është duke hyrë në zgjedhje më e përgatitur se asnjëherë më parë. Tutje, ai tha se programi i tyre qeverisës është i fokusuar për situatën ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se çelësi i suksesit për zgjidhjen e situatës politike është zgjedhje e presidentit, raporton Ekonomia Online.

“E kemi përfunduar programin që është i fokusuar për situatën ekonomike dhe gjendjen me pandeminë. Kemi fondin e rimëkëmbjes prej 1 miliardë euro dhe jemi ne proces me përmbyllë sot listën e kandidatëve për deputetë. Duke i ofruar Kosovës udhëheqjen nga përgjegjësia e presidentit, kemi marrë përgjegjësi për të qenë gardianë”, tha i pari i AAK-së.

“Andaj duke iu ofrua kosovës me udhëheqë me vendin kemi marrë përgjegjësitë të jemi gardian të shtetit të Kosovës me siguru antarësimin në NATO dhe BE. E kuptoj mërgatën dhe duhet të them se jo vetëm në kohë zgjedhjes po ne jemi një. Iu bëjë thirrje njerëzve tonë të jenë në Kosovë”, u shpreh ai.

Tutje, Haradinaj tha se janë në process të mbylljes së listës e kandidatëve për deputetë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se këto zgjedhje janë jetike për vendin tonë dhe se Kosova ka nevojë për president që garanton unitet.

“Diaspora e njeh vendin tonë. Dhe një kandidat për president si zotëri Haradinaj Kosova nuk e ka. Kryetari Haradinaj e gëzon respektin nga Joe Biden. Zgjedhni me kujdes për të ardhmen tonë”, tha Haradinaj-Stublla.

Ish-deputetja Time Kadriaj, tha se diaspora duhet t’i ketë vendet e rezervuara në Kuvend.

“Asnjëherë nuk është e tepërt të falënderojmë diasporën. Andaj meqenëse gjendemi në proces zgjedhor i ftojmë ata të votojnë në mënyrë që vota e diasporës të jetë epilog kryesor. Ne jemi munduar që të kemi një Ligj për diasporën që të trajtohen në mënyrë insitucionale. Meqenëse kemi zgjedhje të parakohshme në diasporë meritojnë dhe të kenë vendet e garantuara në mënyrë që të prezantohen nga vetë diaspora”, tha Kadriaj.

Të ngjashme