Haradinaj: Çështja e kufijve dhe taksa ndikuan që të ndryshojë formati i dialogut

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 12:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka folur për Samitin e Berlinit teksa në takimin e korrikut që do të mbahet në Paris e ka ftuar të marrin pjesë edhe opozitën që aty të shkojnë të koordinuar mirë. Ai tha se në takimin bilateral në Paris ka bërë kërkesë që edhe anëtarët e delegacionit shtetëror të jenë të pranishëm dhe se këtë presidenti francez Emanuel Macron e ka pranuar, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj se si Kosovë duhet t’i falënderohemi kancelares Merkel për marrjen e kësaj iniciative edhe presidentit Macron që Samiti i Berlinit kthehu në kornizë stabilizimin e rajonit, ishte multilateral, por pjesa kryesore Iu kushtua marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në takimin e 1 korrikut është për dialogun Kosovë-Serbi”, tha Haradinaj.

“…Në dialog pos udhëheqësve duhet të jenë edhe pjesëtaret e delegacionit, duhet të jetë edhe Limaj e Ahmeti do ishte mirë të vinte edhe opozita sepse po shkojmë në një proces më final dhe serioz të zhvillimeve”, tha ai.

Haradinaj tha se nuk ka çfarë të diskutohet më për taksën sepse është vendim i qëndrueshëm.

“Sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe finales mendoj se qëndrimet janë formësuar, nuk shkohet më për ndërrim kufijsh, por njohje reciproke, mendoj se më është qartësuar se nuk ka çka të diskutohet për taksën. Takimi i Parisit është më serioz sepse është bilateral, ne dhe Serbia duhet ta ndihmojmë vetën, duhet koordinuar me ShBA-në sepse është garantuese për marrëveshjen”, tha Haradinaj, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

“…Ne kemi dhënë konfirmim për takimin e Parisit edhe unë dhe presidenti kemi konfirmuar pjesëmarrjen, kam kërkuar aprovimin e nikoqirit që të vijnë edhe kolegët tjerë të delegacionit ai e ka konfirmuar, idetë e kaluara kanë shty që me u ndërru formati dhe me kalu ne diskutimet për kufi e territore kanë bërë me u heq formati i dialogut, tani jemi në një takim me serioz. Kërkesa me u pezullu taksa nuk është e re dhe pozicionet nuk janë të reja për disa që i kanë edhe pozicioni im është i qëndrueshëm nuk ka ndryshim dhe nuk do të ketë nuk ka çfarë të diskutohet”.

Haradinaj tha se Rama duhet pranuar të vërtetën dhe të gjithë shqiptarët për të janë vëllezër dhe u thotë të vërtetën ani pse dikujt si pëlqen.

“Për mua shqiptarët edhe majtas dhe djathtë janë vëllezërit e mi, ua tregoj të vërtetën edhe kur nuk u pëlqen do ta bëj edhe në të ardhmen, shyqyr është aty dikush me tregu të vërtetën”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme