Haradinaj: Çmimi i mashtrimit, pasojë e mosdijes apo interesave klienteliste

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri Kurti mund të ketë interesa të tij për çështjen e energjisë por që s’mund t’i shpëtojë reagimit qytetar nëse zbatohet shtrenjtimi i rrymës, raporton Gazeta Express.

“Prandaj pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht. Kryeministër, qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta arsyetuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk do të mund t’i shpëtosh reagimit qytetar në rastin e parë që ata i marrin faturat që nuk do të mund t’i përballojnë”, ka shkruar ai.

Haradinaj poashtu ka thënë se nëse do të ndërtohej Kosova e Re që kryeministri Kurti atëherë e kushtonte rryma tani do të na kushtonte disa herë më lirë.

“Qasja e Albin Kurtit për energjinë në vazhdimësi ka qenë problematike. Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lirë; Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme