Haradinaj: Deklarata për demarkacionin s’është meritë veç e Thaçit, jam angazhuar edhe unë

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 10:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se deklarata për demarkacionin s’është meritë veç e presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo është marrëveshje e Kosovës me Malin e Zi, e jo marrëveshje e presidentit të vendit. Madje Haradinaj thotë se edhe vet ka punuar që të arrihet kjo ajo.

“Mungon shpjegimi se çka ka ndodh këto ditë të fundit. Marrëveshje është e nënshkruar nga Thaçi, por nuk është marrëveshje e tij, por e Kosovës. Kam punuar edhe unë”.

Ndërkaq ai tha që ka pasur argumente të mjaftueshme për deputetet që ta përkrahin demarkacionin, raporton EO.

“Fakti që marrëveshja përfshihet në ligj dhe ne e votojmë atë që e parasheh rishikimin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës, ka argumente të qëndrueshme për deputetet që ta përkrahin ta votojnë”.

“Ne kemi vendosur një komunikim me Malin e Zi, kryeministri e nderoj Kosovën me vizitën e tij, meqenëse korrigjimi dhe korrektimi është në përputhje me marrëveshjen Mali Zi nuk ka çka e zgjatë për marrëveshjen”.

Të ngjashme