Haradinaj dekoron Azgan Haklajn me medaljen Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka nderuar me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Azgan Haklajn.

Haradinaj e ka vlerësuar lart kontributin e Haklajt, në veçanti si president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.

“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e veçantë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në ruajtjen dhe lartësimin e vlerave artistike e kombëtare, pata nderin sot t’i dhuroj presidentit të këtij Unioni, Azgan Haklajt, Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme