Haradinaj dekoron Remin me Medaljen e Skenderbeut

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dekoruar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kryeministri këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka shkruar:

“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

RH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme