Haradinaj: Delegacioni ka qëllim ta ndihmojë Kosovën për normalizimin e raporteve me Serbinë

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 17:18 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se propozimi i qeverisë në lidhje me delegacionin ka për qëllim ta ndihmojë vendin në këtë proces kaq të rëndësishëm për të, për normalizimin e raporteve.

“Kemi pasur konsulta në mes të grupeve parlamentare, kanë dalë edhe propozime për mbajtjen, unë për me leju parlamentin edhe më tutje me kriju platformë nuk kam propozu platformë, por vetëm delegacione”.

“Më parë është propozuar platformë, atëherë nuk kishte mirëkuptim, tani kemi propozu delegacione të shohim a do të ketë mirëkuptim. Propozimi i qeverisë kësaj here si më herët ka për qëllim të ndihmojë Kosovën në një proces që është i rëndësishëm për dialogun për normalizimin e raporteve”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se mosardhja e opozitës në seancën e sotme i ka nxjerrë në një situatë të pafavorshme pasi që vendimi për këtë delegacion do të hapte dialog që secili të mund ta shprehë mendimin e vet, raporton Ekonomia Online.

“Tani e kemi të vështirë të shikojmë si do veprojmë, ka qenë pak gabim mosardhja e opozitës në seancën paraprake. Në votimin e një delegacioni të qeverisë së Kosovës ishte i paraparë edhe roli i opozitës ose dhënia e një vendimi për këtë delegacion do ta hapte një dialog që më pas edhe pozita të kishte mendimin e vet për rezolutën, mosardhja fare në seancë na ka nxjerrë në pozitë të pafavorshme”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme