Haradinaj: Demarkacioni nuk do të kalojë në rrugë të dhimbshme, lëvizja e qytetarëve e sigurt

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 14:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  gjatë një vizite në Akademinë Kosovare për Lidership në Mitrovicë,  ka folur për çështjen e Demarkacionit.

Haradinaj tha se lëvizja e qytetarëve është e sigurtë dhe do të ndodh shumë shpejt pa kaluar në rrugë të dhimbshme, raporton Ekonomia Online.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve është e sigurt dhe do të ndodh shumë shpejt. Kjo çështje nuk do të kaloj në rrugë të dhimbshme”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për sondazhin e bërë nga UNDP, në të cilin u tha se 42 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit.

Kryeministri  falënderoj qytetarët për besimin e dhënë, duke thënë se puna është ajo që e sjell suksesin.

Gjithë këto komente, Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Akademinë Kosovare për Lidership në Mitrovicë.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-per-denimin-e-mlladiqit-drejtesia-u-vendos-ne-te-mire-te-viktimave/

 

Të ngjashme