Haradinaj: Dënojmë incidentet etnike, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar incidentet etnike. Ai ka kërkuar që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë.

Haradinaj tha se Kosova ka rritur përpjekjet për një jetë të qetë derisa ka thënë se i dënojnë fuqishëm incidentet.

“Qeveria dënon motivet incidenteve etnike. Kërkon nga organet kompetente që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Qeveria kërkon nga qytetarët që kanë informata të bashkëpunojnë me drejtësinë. Kosova e ka shtuar intestitetin e përpjekjeve për një jetë të qetë, incidentet i dënojmë fuqishëm dhe do të angazhohemi që nxitësit e incidenteve të pengohen”, tha Haradinaj.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse. Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit”.

Të ngjashme