Haradinaj: Deputetët e AAK- së s’marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përsëritur qëndrimin se s’do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i saj, Ramush Haradinaj, në Facebook, ka thënë se kjo parti është kundër që pushteti të koncentrohet te një person apo parti politike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme