Haradinaj: Deri në fund të tetorit përfundojnë prioritetet e para të MSA-së

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 16:54 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj siguroi se deri në fund te muajit tetor do të realizohen prioritetet e para të MSA-së.

Ai tha se nuk duhet të flasin për kufij dhe t’i kthehen së shkuarës dhe se me Serbinë duan marrëveshje që sjell paqe, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në një fazë që jemi në kontakt me BE-në për MSA-në dhe për anëtarësim të plotë në BE. Deri në fund të tetorit do të përfundojnë prioritetet e para dhe do të vazhdojmë me prioritetet e tjera”.

“Ne e dimë që detyrë e jona është ta forcojmë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit. Nuk duam të jemi vetëm një vend që konsumojmë çështje siguri. Falënderimi i takon NATO-s dhe EULEX-it për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë për transformimin e FSK-së. Duam të bëhemi pjesë e NATO-s”.

Haradinaj ritheksoi se e mbështet dialogun me Serbinë, por, siç tha ai, nuk duhet t’u kthehen tragjedive duke kaluar në të shkuarën, raporton EO.

“Njohja e territoreve dhe kufijve, kur flasim për kufij i kthehemi së shkuarës. Duhet të kemi traktat paqe me Serbinë. Mbështes dialogun dhe duam të shohim marrëveshje, jo duke kaluar në të shkuarën. Nuk duhet t’u kthehemi tragjedive.  Duhet të gjejmë të gjithë mënyrën për të qenë së bashku. Do të vazhdojmë përballjet politike, por në favor të ndërtimit të demokracisë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme