Haradinaj: Derisa s’ka njohje nga Serbia, do të ketë tensione

Pestovë | 06 Shk 2019 | 13:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është shkëputur nga UNMIK-u dhe këto deklarime nuk janë reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Haradinaj e pranoi se derisa Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet, do të ketë tensione.

“Ne kemi shkëputur komunikimin me UNMIK-u, ata i shkruajn këto letra dhe i dërgojnë atje, nuk është reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka njohje është normale, ka tensione”, tha Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme