Haradinaj dhe Boshkoviq diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast e ka njoftuar ministrin Boshkoviq rreth hapave të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për tranzicionin e FSK-së dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira ndërfqinjësore.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mike duhet të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë, në atë ekonomike dhe politike.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se bashkëpunimi ekonomik, politik dhe në fusha të interesit reciprok, ndërmjet dy vendeve mike është me rëndësi. Më tej, ministri Boshkoviq konfirmoi se Mali i Zi do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Të ngjashme