Haradinaj dhe delegacioni ushtarak amerikan flasin për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka pritur sot një delegacion ushtarak amerikan kryesuar nga oficeri Sean Nestor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë takim është diskutuar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-së për FSK-në.

“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë. Miqësia jonë e përhershme me SHBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”, ka shkruar kryeministri i vendit.

Të ngjashme