Haradinaj dhe Hoti polemizojnë për Asociacionin

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 16:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, drejtuar kryeministrit, ka ngritur çështjen e dokumentit për statutin e Komunave me Shumicë Serbe se përse në grupin punues nuk ka ndonjë të huaj ose ndonjë përfaqësues qeveritar.

“Keni deklaruar se keni pranuar draftin e statutin për komunat me shumice serbe, por që e keni kthyer, sepse nuk ka qenë në gjuhën zyrtare, deklaroi Hoti.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka kërkuar qe ky grup të zgjerohet, mirëpo nuk ka marrë përgjigje pozitive nga BE

“Grupi punues është produkt i mëhershëm, ndërsa stilin e përbërjes e  kemi has në vështirësi, sepse s’kemi mund me shtu ekipin. Mirëpo, na heq shqetësimet vet fakti që kalon përmes Gjykatës Kushtetuese ky vendim. Avdullah, e kam përshtypjen që veç ki qejf me shpurdh ne disa gjera që s’janë me u diskutu sot. Këto janë vendime të qeverisë tuaj” tha Haradinaj.

Të ngjashme