Haradinaj dhe Kosnett diskutuan për situatën aktuale në Kosovë

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim virtual me ambasadorin Philip Kosnett dhe me zyrtaren politike Marissa Polnerow.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal. 
“ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb.

Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, i pari i AAK-së ka falënderuar ambasadorin Kosnett për kujdesin e tij.
“Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal. 
ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.
Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme