Haradinaj dhe Markusz flasin për krijimin e institucioneve

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 13:10 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj e ka takur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Me të, ai ka biseduar për krijimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.

“Sot prita në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedova për procesin e krijimit të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.

Biseduam edhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës dhe Hungarisë, si dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e integrues të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme