Haradinaj dhe O’Connell nderojnë dëshmorët britanikë

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 11:53 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanik, në rast kujtimi Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan EkonomiaOnline.

Në këtë memorial mori pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të cilët bënë nderime para këtij memoriali.

Hapjen e këtij Shërbimi Përkujtimor e bëri ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Connell shprehi nderimet e tij ndaj 14 ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë shërbimit ushtarak në Kosovë. Ai tha se këta ushtarë kanë rënë për t’i sjellë lirinë Kosovës dhe tha se asnjëherë nuk do ta harrojnë kontributin e tyre.

Ndërsa kryeministri Haradinaj përmes një komunikate dërguar medieve tha se vlerëson lartë kontributin e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës në të gjitha etapat, përfshirë këtu edhe kontributin e paqeruajtësve britanik që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

“Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e jashtëzakonshëm, guximin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë”.

 

Të ngjashme